Storja jonë
EduSpace lindi nga një kuptim se shumë mësimdhënës dhe nxënës nuk kanë qasje të lehtë në mjete të strukturuara dhe moderne të të nxënit. Duke u mbështetur në programet e trajnimit me pjesëmarrje fizike të IAL-it dhe me mbështetje bujare nga OSF Ballkani Perëndimor, ne lançuam një platformë digjitale për t’i sjellë këto përvoja onlajn, duke i bërë ato të disponueshme dhe të përditësueshme për këdo dhe kudo.
Ajo që filloi si një shoqërues digjital për mësimdhënësit, është zhvilluar në një platformë të pavarur që paraqet materiale në gjuhën angleze, maqedone dhe shqipe, duke hapur dyert si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit që të mësojnë, eksplorojnë dhe rriten së bashku.
Misioni ynë
Në EduSpace, ne besojmë në të mësuarit që fuqizon, mësimdhënien që frymëzon dhe njohurinë që është e arritshme për të gjithë. I zhvilluar nga Instituti Alternativa Liberale, EduSpace mbështet mësuesit, nxënësit dhe shkollat në të gjithë Maqedoninë e Veriut me burime arsimore shumëgjuhëshe, falas dhe me cilësi të lartë – duke filluar me ekonominë dhe duke u zgjeruar në fusha të reja.
Vision ynë:
Qasshmëria
Ne besojmë se arsimi duhet të jetë i qasshëm, praktik dhe bashkëpunues — qoftë në klasa, në seanca mentorimi apo në platforma onlajn.
Materialet e EduSpace
Të gjitha materialet e EduSpace rruhen përmes një kombinimi të platformës sonë dhe Moodle, ku mësimdhënësit mund të regjistrohen për tu qasur në kurse dhe module të plota.
Përditësuar vazhdimisht
Platforma jonë përditësohet vazhdimisht në bashkëpunim me mësimdhënës, mentorë dhe ekspertë të kurrikulës për të pasqyruar praktikat më të fundit pedagogjike dhe realitetet e klasës
